Lajme

Çitaku i reagon Gërvallës që e quajti BE-në “tigër letre”: Papërgjegjësi, megallomani e injorancë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:44 / 8 July 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka i ka reaguar ministres Donika Gërvalla, pasi ajo e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.

Ajo përmes një postimi në Facebook tha se kjo është papërgjegjësi, siç u shpreh, e përzier me megallomani dhe injorancë, përcjell Klankosova.tv.

“Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë.  Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, ka shkruar tutje Çitaku.