Lajme

Çitaku i reagon Kurtit: Zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se 3 muajve, s’kemi Kuvend as Qeveri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:27 / 11 May 2025

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit në largim, Albin Kurti pasi tha se “nuk ka krizë institucionale”.

Çitaku në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka theksuar faktin se zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, ndërsa vendi s’ka Kuvend e as Qeveri.

“Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës.

Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai.

Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit” – ka shkruar ajo.