Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me dyshimet për parregullsi në procesin zgjedhor, duke kërkuar rinumërim të plotë të votave, hetim të hollësishëm si dhe përgjegjësi penale dhe politike për të gjithë të përfshirët.
Në një postim të saj, Çitaku theksoi se Kosova ka ndërtuar me shumë mund standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndaj çdo indikacion për manipulim të votës është i papranueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.
“Rinumërim të plotë të votave. Hetim të hollësishëm. Përgjegjësi penale dhe politike, si dhe rikthim të besimit të qytetarëve”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, demokracia ndërtohet mbi besim, transparencë dhe zbatim të ligjit, ndërsa heshtja apo mbrojtja e parregullsive nuk janë opsion.
“Këtu nuk ka kompromis”, përfundon Çitaku në reagimin e saj.
Sekretarja e PDK-së kërkon përgjegjësi penale dhe politike për “dallaveret me vota”.