Lajme

Çitaku: Kosova e ka një kryeministër që nuk di të qeverisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:08 / 3 January 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka nisur vitin e ri me kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Albin  Kurti.

Në një postim në Facebook, të publikuar të martën, Çitaku ka shkruar se Kurti nuk di as nuk do që të qeverisë.

“Kosova e ka një Kryeministër që don me mbajtë ders, po që nuk din e qe besa as nuk don me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

PDK, partia më e madhe opozitare në Kuvend, së fundmi ka rritur akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se kryeministri Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë politike me Serbinë, për t’i hequr barrikadat në rrugët e veriut, në këmbim të lirimit në arrest shtëpia të Dejan Pantiqit, që akuzohet për sulm terrorist.

Japonská chôdza: Alternatíva k 10 000 krokom Ako rýchlo vyčistiť zlaté šperky: účinné a jednoduché Nemecký talent pre varenie vajec: overená metóda so prekvapivými