Lajme

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:06 / 19 June 2025

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është deklaruar para mediave pas dëshimit të 34-të, të konstitumit të Kuvendit .
Çitaku ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve.

Sipas saj kjo gjendje është pasojë e mungesës së përgjegjësisë dhe ambicieve personale, duke theksuar se Kosova po paguan çmimin e kësaj sjelljeje politike.

“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicjes së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa secili prej nesh”, ka thënë Çitaku.