Lajme

Çitaku: Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:56 / 25 June 2025

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka adresuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas përpjekjes së 37-të të pasuksesshme për formimin e komisionit për votimin e kryetarit të Kuvendit, Çitaku e ka konsideruar situatën si të papranueshme dhe i ka kërkuar Kurtit të marrë përgjegjësi për gjendjen e krijuar.

“Kjo situatë është e papranueshme. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë, papërgjegjësisë së LVV-së dhe Albin Kurtit. Kam dëgjuar deklarata qesharake gjoja i kanë numrat për qeveri dhe jo për parlament. I bëjmë thirrje Kurtit që të reflektojë. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e tij”, ka deklaruar ajo.