Lajme

Çitaku kritikon Kurtin, komenton qasjen e Trump ndaj Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:04 / 17 June 2025

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Kosovën, duke theksuar se vendi duhet të jetë i gatshëm për të përballuar ndryshimet e vazhdueshme në skenën ndërkombëtare.

Çitaku vlerësoi bashkëpunimin me administratën e parë të Trump, duke përmendur arritjet si transformimi i Mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri dhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.

“Me administratën e parë [Trump], Kosova ka bërë transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri, si dhe kemi marrë njohjen nga Izraeli,” tha ajo.

Megjithatë, Çitaku kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, të cilin e akuzoi për sjelljen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës.

“Fatkeqësisht, deputetit Albin Kurti nuk i bëhet vonë. Këto institucione kanë sjellë Kosovën në sanksione. Pas 26 vitesh, Kosova është në sanksione nga vendet që e kanë ndihmuar në liri dhe procesin e pavarësisë,” theksoi ajo. /Telegrafi/