Lajme

Çitaku: Kriza në Kosovë është politike, jo kushtetuese – fajtor Vetëvendosje dhe Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:46 / 29 September 2025

PDK e përmbajtur nga komentet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kritikë ndaj Vetëvendosjes dhe Kurtit

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se partia e saj ka zgjedhur të përmbahet nga komentet lidhur me vendimin që pritet të nxjerrë Gjykata Kushtetuese, për të shmangur ndërhyrjet apo ndikimin në procesin e vendimmarrjes.

Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese është bërë fatkeqësisht adresa kryesore dhe e vetme për zgjidhjen e problemeve politike në Kosovë.

“Ajo me të cilën po ballafaqohemi nuk është as krizë juridike, as krizë kushtetuese, por krizë politike e cila ka ardhur kryekëput si rezultat i kryeneqësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, shtoi Çitaku.

Ajo kujtoi se PDK kishte paralajmëruar se formimi i komisionit për votim të fshehtë ishte shkelje kushtetuese, por sipas saj, kryeministri Kurti, përmes kryesuesit Dehari, kishte insistuar me “kokëfortësi dhe kryeneqësi” në themelimin e këtij komisioni. Çitaku nënvizoi se për këtë arsye humbën muaj të tërë dhe paralajmëroi se një situatë e ngjashme po tenton të ndodhë edhe me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë.