12:47 / 15 November 2023
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sonte tha se draft-statuti që e ka pranuar së fundmi është më i mirë se atë që e parashihnin marrëveshjet e 2013 dhe 2015.
Çitaku ka shkruar se as në 2013 dhe as në 2015 s’ka pasur statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.
“Statutin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparence”, ka shkruar Çitaku.