Lajme

Çitaku: Kurti dhe Bislmi ndoshta e kanë pranuar planin franko-gjerman, jo Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:52 / 6 February 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke thënë se ai dhe vartësi i tij, Besnik Bislmi ndoshta e kanë pranuar planin franko-gjerman.

“Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë Kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin”, ka shkruar Çitaku.

Me tutje, ajo ka thënë se Kosova e pranon marrëveshjen vetëm pasi të votohet në Kuvend.

“Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament”, thotë ajo me tej.

Ish-ambasadorja, ka kërkuar disa sqarime nga shefi i ekzekutivit në lidhje me planin franko-gjerman.

“Ndërkohë, Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë:

1) A e përmbanë marrëveshja njohjen reciproke;

2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit;

Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas”, ka shkruar ajo.