Lajme

Çitaku: Kurti duhet të reflektojë, ne i kemi dhënë opsionet tona

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:25 / 27 May 2025

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se krijimi i shumicës parlamentare është detyrë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se partia e saj s’e ka për obligim të votojë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por tha se meqë nuk ka shumicë parlamentare në Parlament, PDK ka dhënë opsionet e veta.

“Janë 40 emra që Kurti i ka në dispozicion. Ne s’kemi asnjë lloj obligimi që të votojmë. Shumica parlamentare është detyrë e Kurtit. Por meqë nuk ka shumicë, ne kemi dhënë opsionet tona, Kurti duhet të reflektojë”.

Për bllokadën në Kuvend, Çitaku shpesh ka akuzuar Kurtin se po e mban Kosovën peng