Lajme

Çitaku, Kurtit: Ke shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqin po e mban aty!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:36 / 4 August 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se ka shkarkuar ministria shqiptarë për një fjalë goje, ndërsa Goran Rakiçin po e mbanë në Qeveri.


Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se çështja nuk ka të bëjë se a do të bashkëpunojë Lista Serbe me opozitën, por pse Rakiq është ende në qeveri.


“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakiq si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqi është aty, në qeverinë e tij.