11:47 / 28 October 2022
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka komentuar propozimin e qeverisë për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.
Çitaku, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke i thënë të mos humbë kohë me targa, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh? Kryeministër, mos humb kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, ka shkruar tutje ajo.