Lajme

Çitaku lavdëron një të dënuar për korrupsion që fshehu BMW X5’shin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:14 / 8 January 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka publikuar një fotografi në Facebook me dy anëtarë të kësaj partie, Sokol Bashotën dhe Bajrush Xhemajlin.

Çitaku i ka përshkruar ata si burra fjalëpak e me bagazh të madh kombëtar.

Por nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka thënë se nga ta ka mësuar guximin për të ëndërruar dhe gatishmërinë për të sakrifikuar.

Nën entuziazëm, Çitaku këto lavde ia ka kushtuar një të dënuari për korrupsion që fshehu BMW X5’shin, shkruan Insajderi.

Rreth dy vite më parë, gjykata e Klinës e kishte shpallur fajtor ish-kryetarin e Klinës Sokol Bashotën, për mosdeklarim të pasurisë.

Bashota ishte dënuar me burgim me kusht 6 muaj si dhe me 1 mijë e 200 euro gjobë.

Sipas aktakuzës, Sokol Bashota akuzohej se nuk e kishte deklaruar fare veturën “BMW X5”, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Bashota po ashtu akuzohej se nuk i ka deklaruar as veturën “Jeep” dhe as të ardhurat vjetore 3 mijë euro në muaj nga qiraja e banesës.