2:57 / 29 September 2022
Postimi i plotë i nënkryetares së PDK- Vlora Çitaku në rrjetin social facebook
Mirëmëngjesi,
28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re”.
Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti :
Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të.
Kjo mendësi nuk kalon.