Lajme

Çitaku – Muratit: Keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:00 / 31 July 2023

Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se në Kosovë tashmë janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë.

Çitaku ka thënë se Qeveria ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.

“Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra.  E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai.  Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani.  Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, ka thënë Çitaku.