4:32 / 13 January 2023
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka ripërsëritur qëndrimin e saj, në lidhje me skandalin që e ka përfshirë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas Çitakut, pa një zor të madh, nuk do ta mbronte krejt kupola e shtetit Martin Berishajn.
E sa i përket punës së Berishajt si ambasador, Çitaku ka thënë se është tema e fundit për të cilën preukupohet Berishaj, e mendon Kurti.
Statusi i plotë i Çitakut:
“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt.
Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit.”