2:22 / 14 June 2023
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.
Çitaku tha se “ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar përderisa ishin duke kontrolluar nga një pikë statike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Serbia “ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë”.
Sipas tij kjo është shkelje e çdo marrëveshje dhe kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.