Lajme

Çitaku: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 22 June 2025

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës konstitutive i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit që të reflektojë.

Ajo theksoi para gazetarëve se Kosova është buzë kolapsit.

“Edhe njëherë u demonstrua se për LVV-në, për Kurtin, pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja më e madhe se Kosova…Kjo situatë duhet të merr fund dhe presim nga LVV të reflektojë…”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova është buzë kolapsit.

“Çdo ditë kemi lajme informata për dëmin e pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë. Dje pamë lajmin e frikshme për krizën, buzë kolapsit për sektorin e energjisë. Ftesë publike, mjaftë është mjaftë”, tha ajo. /Telegrafi/