Lajme

Çitaku projekton ‘fitore’ të PDK-së në zgjedhjet lokale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:25 / 21 September 2025

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në konferencë për media foli mbi dinamikën e fushatës zgjedhore dhe mbështetjen e gjerë që, sipas saj, PDK gëzon në gjithë vendin.

Ajo shprehet se në ditën e tetë të fushatës, kandidatët për kryetarë komunash dhe ekipet për kuvendet komunale kanë zhvilluar mbi një mijë takime në çdo fshat, lagje e qytet të Kosovës. Sipas Çitakut, oferta politike e PDK-së është pritur kudo me gëzim, entuziazëm dhe besim.

“Sepse kjo është oferta më e mirë politike në vend, tashmë e dëshmuar si modeli më i suksesshëm i qeverisjes lokale. Vizioni ynë është i qartë: më mirë – një komunë që funksionon, një komunë që shërben, një komunë që jep llogari te qytetari. Ky është dallimi ynë”, tha ajo.

Çitaku u shpreh e bindur se PDK nuk do të mbetet vetëm në krye të komunave ku aktualisht qeveris, por do të fitojë edhe në shumë të tjera, duke theksuar epërsinë e kandidatëve të saj krahasuar me kundërshtarët.

“Ne nuk po kërkojmë besim vetëm për PDK-në si parti, por për qytetarët tanë. Për ta ndërtuar bashkë komuna që nuk janë pronë e individëve, por shtëpi e përbashkët për secilin qytetar”, deklaroi ajo.

“Kjo është fytyra e vërtetë e Partisë Demokratike të Kosovës: kulturë politike, respekt për qytetarin dhe besim të palëkundur se vetëm përmes punës e bashkimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunat tona dhe për Kosovën. PDK do të fitojë. Qytetarët tanë do të fitojnë. Dhe Kosova do të fitojë!”, përmbylli Vlora Çitaku.