2:30 / 10 May 2023
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës sa i përket rendit kushtetues dhe ndarjes së pushteteve.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Çitaku është shprehur se Qeveria ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues po e sheh si kërcënim.
‘’Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm’’, është shprehur Çitaku.
Kushtetuta nuk është kërcënim, mendësia totalitare është, ka shtuar më tutje Çitaku.