Shkruan Liri Loshi për ish kryeministrin Ramush Haradinaj
A është idealizëm me i zhvatë Kosovës pensionin e invalidit, ndërkohë që njeriu nuk ka asnjë problem që i pengon me krye çfarëdo pune fizike e psiqike?! A është idealizëm me e dërgu fëmijën në shkolla jashtë shteti, kur ai për atë fëmijë mund të shpenzojë vetëm brenda muajit më shumë sesa shpenzon nga buxheti i Kosovës një polic me familjen e tij, jo për një muaj, por për disa muaj e mbase edhe një vit të tërë! A është idealizëm me shpenzu për një pushim javor më shumë se një familje mesatare që shpenzon në shtetin e tij për një a dy vite rresht?! A është idealizëm që gruas së tij me iu pa çanta që çmimin e ka më të lartë sesa një veturë e qytetarit mesatarisht të pasur në Kosovë?! Dhe nëse krejt këto nuk janë idealizëm, atëherë si ka mundësi që ky njeri ka pasur idealizëm ndonjëherë në jetën e tij? Si ka mundësi që një idealist i lirisë të shndërrohet në gllabërues të pasurive të shtetit të vet dhe të qytetarëve tjerë që jetojnë në atë shtet?! A patëm ne ndonjëherë ideal, a po e genjejmë popullin tonë se e kemi pasur?! Nëse e kishim, do duhej ta mbanim. Nëse nuk e mbajmë, është sikur të mos e kishim”, vazhdon Loshi në shkrimin e tij.