Lajme

Çka folën me Vuçiqin në Beograd?: Lajmërohet Lajçak

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:03 / 16 March 2024

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, është lajmëruar pas takimeve që ka pasur sot në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq dhe kryenegociatorin, Petar Petkovic.

Lajcak ka thënë se në këto takime ka folur për takimin e ardhshëm të kryenegocitaorëve, për çështjet aktuale të cilat duhet adresuar në mënryë urgjente dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin Aleksander Vucic dhe Petar Petkovic. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajcak.