10:31 / 28 January 2026
Opinionisti Dardan Sejdiu tha se LDK, por edhe partitë tjera opozitare, nuk kanë dalluar shumë nga LVV-ja në disa çështje.
“Nuk mundesh me i thënë vetes se unë po bëj betejë karshi pushtetit, por nuk po kam guxim të tregoj se çka mendoj për të drejtat që duhet t’i gëzojë komuniteti serb, sipas Kushtetutës. Pastaj, në anën tjetër, kur i sheh duke folur për çështje sociale, të ekonomisë, të jetës së qytetarit, nuk shoh ndonjë dallim me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai thotë unë e bëj rrogën 500 euro, ky thotë unë e bëj 800 euro. Ky del thotë unë do të jap shtesa, ai thotë janë të paligjshme. Kjo nuk është politikë”.