Lajme

Clinton fajëson serbët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:24 / 7 July 2023

Për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, rajoni i Ballkanit është duke u rrezikuar nga grupet serbe, të cilat ai i quajti radikalë.

Madje, miku i shqiptarëve tha në një intervistë për një media të huaj, se vendet e Ballkanit po mbeten në ngërç nga veprimet e këtyre grupeve.

“Serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparim në rajon. Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Clinton.

Por si po e komenton këtë deklarim partia në pushtet.

Fitim Haziri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se qëndrimin e ish-presidentit amerikan për situatën në veri, tentuan ta shtrembërojnë partitë opozitare në Kosovë.

Madje ai e ka edhe një kërkesë për ta.

Kurse, për njohësin e çështjeve politike, Tomor Avdia, veprimet e Serbisë përgjatë viteve kanë dhënë dëshmi që qëllimi i tyre është t’u shërbejnë atyre të Rusisë për destabilizim të Ballkanit.

Dhe këtë, ai thotë se e di më së miri, Bill Clinton.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Clinton gjithë situatën e krijuar në veri e quajti marrëzi.

Derisa, mospjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e quajti veprim të gabuar.