Lajme

Ç’nuk nuk tha për emisionin, Luizi bëhet pjesë e ‘Përputhen’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:06 / 9 June 2023

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”, Luizi e quajti turp një program si “Përputhen”. Ai u përplas ashpër me Efin për të cilën tha se shoqëria dhe familja nuk duhet ta mbajnë afër pasi ka qenë pjesë e këtij programi, duke shtuar se motrën e tij nuk do e lejonte të ishte pjesë e këtij programi.

Mirëpo, tani që ka dalë jashtë, gjejeni ku do ta shohim Luizin? Ish-banori është i ftuar si opinionist në programin e dashurisë. Sot në ekranin e Top Channel në orën 18:20, Luizi do të jenë në studion e “Përputhen”.

Kujtojmë se më vonë Luizi i kërkoi falje Efit dhe i tha se kanë qenë fjalë nervash.