Lajme

“Çohet ky legeni”/ Luizi i revoltuar me Armaldon: Kokrra e servilit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:11 / 20 February 2023

Luizi dhe Beati e nisën ditën duke folur për lojën që është krijuar deri më tani në shtëpi. Luizi u shpreh se situata është stabilizuar, nuk ka më sherre si në fillim, pasi të gjithë po e kuptojnë pozicionin e tyre në shtëpi.

Ai gjithashtu komentoi edhe lojën e Armaldos, i cili u rreshtua krah Oltës pak ditë më parë. Lëvizja e tij krijoi debat të ashpër me Luizin, i cili përdori epitet nga më të ndryshmet për të dhe e quajti të pabesë.

Duke biseduar me Beatin, Luizi tha se ai e dinte shumë mirë sesi do luante Armaldo, ndaj është përpjekur të nxjerrë anën e tij më të mirë, që ai mendonte se do e pëlqente edhe publiku.

Ai e cilësoi Maestron si legen dhe servil, pasi ai iu afrua Oltës që të mos e nxirrte atë në nominim.