Komentatori politik, Ardian Çollaku ka kritikuar liderët e partive opozitare në vend për ndryshimin e qëndrimit ndaj themelimit të Asociacionit.
Çollaku tha se dy subjektet politike, PDK e LDK si nënshkruese të kësaj marrëveshje tani po e kundërshtojnë zbatimin e saj, kur kryeministrit Kurti i duhet vetëm ta implementojë atë, shkruan Gazeta10.
‘Është e quditshme se si dy partitë, LDK e PDK si nënshkruese e marrëveshjes së parë, dalin tash kundër kësaj marrëveshje kur Kurtit tani i duhet vetëm ta impementojë. Në anën tjetër, Haradinaj po e mbështet qeverinë në dialog sikurse në fillim. Mirëpo, e shoh si hipokrizi qëndrimin e PDK-së e LDK-së që e nisën këtë marrëveshje, ndërsa tani thonë se nuk është dashtë të bëhet kjo marrëveshje. Marrëveshja është arritur në parim, kjo është vetëm një kornizë që do të dalin pastaj tema tjera. Kurti nuk ka pasë rrugë tjetër, është dashtë ta bëj këtë marrëveshje. Tani do të shohin se në planin zbatues a do të bëhet në favor tonin, a jo”, ka shtuar Çollaku në Politiko.