Lajme

Çun Lajçi: Kingu me Mbretëreshën në peshën e finalistëve!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:16 / 21 March 2025

Më tmerron fakti që ju e bullizoni, e përqeshni, e nënçmoni, i thoni edhe ato fjalët që s’i thuhen as kafshës!
Nuk më gëzon fakti që futeni mes dy zemrave; njërën e mbroni, tjetrën e anatemoni!

Ata janë dy të rinj: një djalosh që ka ndërprerë shkollimin dhe një vajzë brilante—aktore, këngëtare, poete, një njeri plot dituri!
Ju më shani edhe mua që shkruaj për idilën e lënë përgjysmë, për vazon e thyer të një romance, dhe më nënçmoni që shikoj edhe emisione të tilla si Big Brother VIP. Por e keni gabim, sepse njeriu mëson edhe nga të këqijat, nga gabimet, nga shëmtitë!

Eglin e Gjestin i shoh si fëmijët tim, dhe më mbushet zemra me guximin e tyre, me elan, me dashuri për të bukurën dhe me vullnetin për të qenë dikushi!

Vazhdo, Besart, se edhe ne të pashkollët kemi ditur të hapërojmë shtigjeve e ta mbajmë familjen me kurrizin drejt!
I varfër nuk je ti që s’je Princ, por i varfër është ai që s’ka zemër e trurin e ndez si kashtë!

Unë ju dua të dyve, kështu si jeni—të dashuruar, por që s’doni ta pranoni e s’e keni guximin ta kurorëzoni dashurinë!

Kingu me Mbretëreshën në peshën e finalistëve!

21 mars 2025