Lajme

Çun Lajçi: Një mesazh ja përcolla kryeministrit Kurti, ai më përqafoj dhe ja ҫfarë më tha

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:46 / 2 May 2024

Artisti Çun Lajçi në një postim të tij në facebook pas orës përkujtimore për atdhetarin dhe deputetin Ali Lajҫi, ku edhe ai ishte i pranishëm tregon se ҫfarë bisedoi me kryeministrin Albin Kurti.

Artisti tregon se kryeministrit i kishte thënë se ‘Ti mund të rrëzohesh por kurrë s’guxon të dorëzohesh’.

Ndërsa edhe kryeministri i kishte thënë disa fjalë.

Postimi i plotë i datës 30 prill 2024:

Sot

   Në orën përkujtimore për Ali Lajçin, e thashë edhe unë, (përmes artit të fjalës), ate që duhej thanë për viganin e vitit 81!

– Kryeministri me përqafoj dhe shprehu mirnjohjen për vargjet kushtuar Aliut!

   I thashë: – Ti mund të rrëzohesh por kurrë s’guxon të dorëzohesh! Mbahu Z.Kryeministër! Dorëzimi s’na duhet sot as kurrë!

   Dhe; – mbaje mend, është hera e parë që ta dhashë dorën dhe folem ndaj mos e harro se të duhet!

   Ai u kthye mbrapsht e ma dha dorën edhe njëherë.

– E tani ti mbaje mend, se kjo është hera e dytë m’tha, dhe me përqafoj për monologun!

30 prill 2024