Ballina

Çun Lajçi: Rugova më pat thënë, pushteti është i popullit..nuk e ke vëlla kryeministrin që është në pushtet..

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:45 / 13 September 2022

Postimi i plotë i Çun Lajçit

Shtegun e lamës po don me thye Rrahmani me Rrahimat!

S’e di sa asht i vërtetë në fjalët që i thotë, ky i bekuemi, të cilit ia kanë vargisë nji turli emnash n’zinxhirin e qafës, por unë po i them Bin, se hala vazhdoj ta dua aktorin Mr Bean, por fjalët e fundit me Rrahmanin: “Hajt ndihmom si vëlla ta kryejmë ket punë”, (kështu disi mu duk se tha), ma ktheu n’mbamendje nbisedën që e pata me Dr.Rugovën, kur m’çoi Teki Dervishi me ftua në premierën e dramës se tij “Ku asht populli”!
Edhe unë i pata thanë: Hajt vëllau jem, hajde se na bahet qejfi!
E dini si mu përgjigj?
Nisoj, siç i paska thanë Albini Rrahmanit!
“S’ka hajt vëlla kur t’jeshë pushtet, se Presidenti e Kryeministri s’janë ma as vëlla as motër, por janë pushtet e pushteti asht i popullit”, me pat thanë edhe mua Rugova, Presidenti që s’vdes kurrë!
Nëse kështu t’ka thanë dhe nëse kështu iu ke përgjigjë, atëherë përnjimend kam me të dashtë, edhe pse nganjiherë po me ban mu luhatë!
S’ka hajt vëlla na i jep do pare neve, se edhe na pensionistët shkojmë nesër e i themi: Hajt vëlla, na i jep edhe neve do pare. Shkojnë edhe të tjerët, se shtegun e lamës e theu Rahmani me Rrahimat!