Çun Lajçi ironizon ashpër mënyrën se si kundërshtarët politikë, pa strategji e pa masë, e kanë kthyer sulmin e përditshëm ndaj Albin Kurtit në reklamën më efektive për të. Sipas tij, etiketimet, fyerjet dhe akuzat e pandërprera vetëm sa ia kanë rritur dukshmërinë dhe ndikimin.
Në këtë logjikë, Lajçi thekson se përgjegjësia nuk mund t’i faturohet popullit, i cili – sipas tij – sheh më qartë se elitat politike. Fajin, thotë ai, e kanë ata që nga inati u shndërruan në zëdhënësit më të zjarrtë të atij që synonin ta rrëzonin.
Postimi i plotë:
Thonë:
– Antireklama asht reklama ma e fortë.
E ju, pa pasë as plan, as mend, as strategji,
po e provoni përditë se kjo fjalë asht krejt e vërtetë.
Sepse aq shumë jeni marrë me Kurtin,
aq shumë e keni sha, baltosë, përçudnue,
tuj e que spiun serb, agjent rus, armik të Kosovës, përçarës, tuj shpikë rrena e etiketa si me qenë në panair fyerjesh,
sa që n’fund s’ka mbetë kush pa e ndje emnin e tij, dhe çdokush që s’e ka pasë ndërmend me e votue,
tash e ka zor mos me e votue.
Ju vetë ia keni ndezë dritën.
Ju vetë ia keni shtu namin.
Ju vetë ia keni ba reklamën falas,
me nji zell që s’ua ka kërkue kush.
E tash, mos u habisni hiç:
me gjithë këtë antireklamë që i keni ba,
Albin Kurti ka me i fitue zgjedhjet
me mbi 50% —
si me qenë punë e kryeme.
E fajin mos e lypni te populli.
Populli sheh ma qartë se ju.
Fajin e keni vet,
se u çuet peshë prej inatit,
u batë tokë e tokmak,
e në fund u kthyet në zëdhënësit e tij më të zjarrtë.
12.12.2025