Lajme

Çun Lajçi: Si Albini s’do t’ketë edhe për shumë dekada në të dy krahët e atdheut!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:37 / 12 December 2024

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj atyre që thotë se po e cilësojnë si njeri që po e don albin Kurtin dhe po bënë thirrje që ta votojnë atë.

Ai thotë se “s’jam dhe s’do të jem i asnjë partie, por dashurinë time, mendjen time, bindjen time, për njeriun që punon mirë për atdheun e vet, s’do ta ndryshoni ju që e doni iks kryetarin apo iks partinë!”.

Postimi i plotë:

Ju me qëllim po me keqkuptoni!

– Ta duash nji njeri, s’do të thotë t’ia marrësh mbiemrin. S’do të thotë të bëhesh familjar e t’kërkosh hise!

– Kështu është edhe me krerët politik. S’do të thotë t’ia falësh shpirtin dreqit e t’thuash; – nëse s’je me mua s’do t’jeshë me askend!

– Ju kështu po logjikoni kur po m’shkruani; – pse po thua s’je me askend kur po shkruan mirë për Albinin. Madje po thërret që ta voton populli përseri!

   Po s’jam pra, se po t’isha; – mbrëmë do t’shkonte emëri im në KQZ për deputet!

   S’jam dhe s’do të jem i asnjë partie, por dashurinë time, mendjen time, bindjen time, për njeriun që punon mirë për atdheun e vet, s’do ta ndryshoni ju që e doni iks kryetarin apo iks partinë!

– Pasha perendinë,(siç thotë Milam Zeka), si Albini do të dëshironin t’ishin shumë nga të vetquajturit “vip-a”, por si Albinin s’do t’ketë edhe për shumë dekada në të dy krahët e Atdheut!

-Ky është mendimi im dhe s’mund t’ma ndryshoni duke ofruar byk për miell!

– M’falni, jam i juaji por ju shpirtin po ia falni dreqit e dreqi s’po iu len me m’dashtë mua as Albinin!

– Ju dua o popull, por s’mund t’ia marr mbiemnin askujt!

12.12.2024