Lajme

Çun Lajçi tregon planin e dështuar të opozitës – ja çfarë i kishin thënë aktorit për kryeministrin Kurti!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:51 / 4 October 2023

Aktori Çun Lajçi përmes një postimi në facebook ka shkruar në lidhje me fjalët se do të bie qeveria Kurti më 1 tetor.

Ai thekson që e njejta po vazhdon punen ani pse është tetori, përcjell “Bota sot”.

Sa shumë qesha, kur mu kujtuen do deputata (jo deputet) që mblidhnin nënshkrime për gropën e shefit, e s’interesoheshin për bandat që po fusnin armë e po përgatiteshin me marr veriun”, shkruan ndër të tjera aktori.

Gjithashtu shtoi se s’di me çka tjetër do t’na bindin se ata janë t’mirë e ky ish kaçurreli asht i keq!

Postimi i plotë

Mbramë, kur rashë me fjetë bana gjynahe

Dua me shkrua e mundsisht mos me lexua askush!

– Kërsiti mali e diçka bani kopilani!

Kopilani dihet kush asht; – Albini, Bini, Alpini; – por jo zhapini!

Gjarpni assesi!

– Kryeministri të cilit deshtet me ia thye hundët që n’korrik, diçka bani, se kërsiti mali! Që n’gusht vutë afate; – me 1 tetor qeveria bie e Albin, Bin-Alpini shkon të shtëpia!

Njeni kështu me pati shkrua; – flasim me 1 tetor!

Por sot asht 4 tetori, e ai largpamësi s’u lajmërua ma, e Evropa po flet për nji kërsimë mali e nji shigjetë djali e Gonja s’po u beson ma as kishave as xhamiave. – Kontrolloni edhe xhamiat po thotë se mund t’ketë armë si n’Banjskë!

Tash u ka dalë gjumi e pija, këtyne xyrxullave!

Sa shumë qesha, kur mu kujtuen do deputata (jo deputet) që mblidhnin nënshkrime për gropën e shefit, e s’interesoheshin për bandat që po fusnin armë e po përgatiteshin me marr veriun!

– Vetëm ky far kopilani syshigjetë s’po flinte e s’po bahej xurxull të Bata, si trimat e nënshkrimeve!

Tani s’di me çka tjetër do t’na bindin se ata janë t’mirë e ky ish kaçurreli asht i keq!

– Mbramë, kur rashë me fjetë bana gjynahe; – e luta Zotin me na lanë pa emisionet e debateve e pa emisarët e portaleve!

– Merri Zot të vetja analistët e kryetarët e partive, thashë, e shtërgojau telat, se janë çakordua si sharkia ime, u luta mbramë kur rashë me fjetë!

Kam hi n’gjynah!

M’duhet me shkua të Baba Sheh me pi ujë t’bekuem!