Lajme

Daci: Jam krenar me LDK-në, po ec mirë dhe sigurt në skenën politike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:58 / 18 February 2023

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, është shprehur i kënaqur me rrugëtimin e ish-partisë së tij.

Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është në rrugë të mirë.

Në një intervistë për “Albanien Post”, akademik Daci ka vlerësuar se LDK-ja po ec sigurt në skenën politike të Kosovës.

“Pos obligimeve të përditshme në Akademi, mundohem të gjej kohë për të përcjellë zhvillimet politike në vend, por në veçanti te ish partia ime LDK-ja. Me sa po e përcjelli unë, LDK-ja po ec mirë dhe sigurt në skenën politike të Kosovës. Unë jam krenar me këtë parti, dhe dëshiroj që ajo në këtë rrugëtim të jetë me e suksesshme dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Daci.

Ai ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në rrugën e duhur.

“Sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mendoj që kryeministri është në rrugën e duhur me popullin e vet”, është shprehur Daci.