3:44 / 8 August 2023
Artistja ka mahitur publikun me secilën performancë, teksa është shfaqur tejet atraktive dhe me veshje plot stil.
E tillë është Dafina është paraqitur edhe në një nga koncertet e fundit, imazhe nga i cili ndau edhe me fansat e saj në Instagram.
Në foto, autorja e “Kaje” shihet e veshur me pantallona xhins të shkurtër që ia theksonin të pasmet joshëse, të kombinuar me bluzë të zezë dhe çizme të gjata me taka.

34-vjeçarja dukej më në formë se kurrë më parë, teksa linjat e saj morën gjithë vëmendjen.
“Si mua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografive, e që morën komentet të shumta nga ana e admiruesve të saj.
Kujtojmë që këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell një bashkëpunim të ri me kantautorin Elgit Doda. /Telegrafi
