Lajme

Dani: Luizi me vlera unike, ai dallohet nga të tjerët …

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:36 / 6 August 2023

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani, është takuar së fundmi me fenomenin e këtij viti, Luiz Ejllin.Të njëjtit kanë shpërndarë një fotografi nga qyteti i Pejës, pasi artisti shkodran ka qenë për të performuar në disa klube.

“Me mikun tim Luiz Ejllin, gjatë vizitës që më bëri në Pejë! Luizi, sikur me këngët e tij që nga fillimet e karrierës, ashtu edhe me krejt spektaklin që shfaqi në ‘Big Brother’ vazhdon të mbetet simbol i mendimit dhe vlerave unike që e dallojnë nga të tjerët”, u shpreh Dani.

“Veç suksese miku im”, i uroi mes tjerash fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.