Lajme

Danja Koka flet pas daljes nga BBVIP, ja përjetimet dhe me kë do takohet për kafe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:13 / 1 May 2025

Danja Koka ishte e ftuara e mëngjesit në studion e “Wake Up”, ku ndau më shumë rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 4” dhe jetës pas formatit që e bëri një nga figurat më të përfolura të sezonit.

E cilësuar nga ndjekësit si “dielli i shtëpisë”, Danja tregoi se ruajtja e ekuilibrit mes debateve dhe dinamikave intensive nuk ka qenë aspak e lehtë: “Jam pak nevrike si natyrë. Kam pasur momente ku kam ulëritur sa më dilnin sytë vendit… sidomos në debatin me Eglin.”

E pyetur për marrëdhëniet pas daljes nga formati, Danja u shpreh se me Eglin kanë lënë për t’u takuar, por deri tani nuk janë parë. “Jemi përballur në ambiente të përbashkëta, kemi pasur një komunikim të mirë, por kafen ende nuk e kemi pirë.”

Kjo është hera e parë që Danja flet kaq hapur për momentet më të vështira gjatë qëndrimit në shtëpi.