Dardan Krasniqi thotë se nga reagimet në rrjetet sociale shihet një mbështetje e madhe për Vjosa Osmanin dhe se Kosova ka nevojë për një opozitë të fortë.
Kunati i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, Dardan Krasniqi, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën dhe jo atë që shumica e qytetarëve kishin pritur – Vjosa Osmanin.
Krasniqi, duke iu referuar komenteve dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale, tha se nga ajo që po shihet në këto platforma del një fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm: Vjosa Osmani po shfaqet si politikania më e dëshiruar nga qytetarët në Kosovo.
“Një fakt i pamohuar! Vjosa Osmani po del politikania më e dëshiruar për qytetarët në Kosovë nga ajo që po shfaqet kudo në rrjetet sociale dhe që janë goxha të dhëna”, ka shkruar Krasniqi.
Ai shtoi gjithashtu se demokracia në Kosovë, sipas tij, po hyn në një etapë të re dhe se vendi nuk ka pasur kurrë më shumë nevojë se sot për një politikan opozitar të fortë.
“A do të jetë kjo znj. Osmani? Besoj që po”, ka përfunduar ai.