Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për protestë kundër Qeverisë Kurti dhe kundër Asociacionit.
Ndër të tjerash në thirrjen e tij, Molliqaj tha ata që mbushën sheshet me protesta dhe bllokuan Asociacionin e që organizuan tubime kanë besuar se vërtet Albin Kurti nuk e bën Asociacionin.
Dardan Molliqaj tha se askush nuk ka mandat për Asociacionin dhe se rezistenca ishte shoqërore.
Postimi i plotë:
THIRRJE
Protesta kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.
Aktivistë e qytetarë,
ju që mbushët sheshet me protesta dhe bllokuat Asociacionin;
Ju që organizuat mijëra tubime kundër Asociacionit;
Ju që shkelët me këmbë çdo pëllëmbë të Kosovës për t’i mbledhur 200 mijë nënshkrime;
ju 200 mijë qytetarë që me vetëdije e vullnet firmosët kundër ndarjes etnike;
ju që denjuat burgun dhe sollët protestën brenda Kuvendit;
E di që shumë prej jush keni besuar vërtet që Kurti nuk e bën Asociacionin; shumë keni vlerësuar që kritika jonë është subjektive dhe lidhet me “hesapet” tona; tashmë s’ka vlerësime as analiza; ora kritike po vjen, marrëveshja që na pret në Bruksel është pa njohje dhe me Asociacion në qendēr; aty është orari dhe mënyra e zbatimit.
Askush nuk ka mandat për Asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë Asociacionin. Nese ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.
Lajme
Dardan Molliqaj bën thirrje për protestë: Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit
4:26 / 27 February 2023