Lajme

DASH: Osmani partnere e përkushtuar, presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:21 / 21 February 2026

Pas takimit mes Marco Rubio dhe Vjosa Osmani, SHBA shpreh gatishmëri për bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar përmes një komunikate lidhur me takimin që Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si “partnere të përkushtuar në Ballkanin Perëndimor”.

Në njoftimin zyrtar theksohet rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe roli i Kosovës në avancimin e stabilitetit rajonal. Sipas komunikatës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin të punojnë ngushtë me qeverinë e re të Kosovës për të çuar përpara agjendën e përbashkët që synon paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.

“Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari e falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për faktin që janë anëtar themelues i Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”.

“Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet nënjoftimin e DASHI-it.