9:28 / 8 May 2025
Pas lajmit që DASH rrëzon vendimin për ‘non gratën’ ndal liderit të PD, Sali Berisha, ka reaguar edhe drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti.
Në një postim në FB, Alizoti shkruan se pas çdo sfide të përballuar me guxim dhe vendosmëri, vjen një ringritje.
Postimi i plotë në FB:
Lajm madhështor në prag të Shqipërisë Madhështore!
Departamenti i Shtetit Amerikan rrëzon vendimin – merr fund Non Grata!
Pas çdo sfide të përballuar me guxim dhe vendosmëri, vjen ringritja.
Këtë herë, më të vendosur se kurrë!
Së bashku, drejt fitores!