Lajme

“Dashuria e vërtetë është e rrallë”, Heidi Baci e zhgënjyer nga lidhja me Romeo Veshajn?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:33 / 28 October 2024

Heidi Baci është larguar mbrëmë (e shtunë) nga programi “Goca dhe Gra”, ku ishte në panel me disa emra të njohur të shoubizit.

Ajo tregoi arsyet duke thënë se po rikthehet sërish për të jetuar në Itali, aty ku edhe e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.

E njëjta siç shihet ka ndarë rrugët edhe me partnerin e saj, Romeo Veshajn, me të cilin u njoh në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

E në këtë mënyrë mori vëmendje edhe për deklaratën për dashurinë që bëri në emision.

“Dashuria, ajo e vërteta është shumë e rrallë. Ndoshta ne nuk e kemi parë kurrë. Shumë njerëz nuk do e kenë, nuk do e shijojnë kurrë atë gjë . Dashurinë që themi me të vërtetë”, u shpreh Baci.

Ish-konkurrentja theksoi: “Kështu varet edhe nga koncepti që kemi ne për dashurinë”.

Dyshimet për ndarje erdhën pasi prej më shumë se një muaji nuk janë parë bashkë, ndonëse në rrjete sociale ndiqen akoma.