Lajme

Daut Haradinaj: Të votohet projektligji për Trustin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:06 / 19 January 2023

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka bërë thirrje që të votohet Projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti, në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar beson që sot Trusti do të kalojë.

“Sot e keni mundësinë t’i tejkaloni bindjet partiake dhe të dëshmoni se keni dinjitet si deputetë duke votuar për të drejtën e qytetarëve për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre”.

“Çdo ditë, me qindra raste jam pyetur nga qytetarët se a thua do votojnë deputetët pro Trustit. Dëshiroj të besoj se kjo kërkesë e tyre do të jetësohet me votën tuaj pro!”, ka shkruar Haradinaj.