Lajme

Dea Mishel flirtoi me Shpatin, flet Amos: Nuk jam mërzitur, po e pres jashtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 3 March 2023

Të gjithë e kujtojmë flirtin mes Amos Zaharia dhe Dea Mishel në shtëpinë e Big Brother.

Ndonëse para se të dilte nga shtëpia, banorët e përcaktuan marrëdhënien e tyre si miqësore, të dy e kanë pranuar se kishin një kimi. Por gjërat u dukën sikur ndryshuan për Dean, kur në shtëpi u fut Shpati. Që në momentet e para, ajo shprehu simpatinë për banorin e ri dhe kaq mjaftoi që banorët brenda shtëpisë të mendonin se gjithçka ishte një lojë nga ana e blogurës.

ftuar në një emision, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas, e se jeta vazhdon për të dy ata. Amos e ka thënë më parë hyrjes se Shpatit në shtëpi që po e pret Dean jashtë për ta njohur më tepër, por tani nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë. Ndërkohë vetë Dea duket më e qartë në qëndrimin e saj, duke pohuar se me Amos do vijojë të takohet, por mes tyre do të vijojë të jetë vetëm një miqësi. Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, ajo u shpreh se nuk ka një pëlqim për Shpatin, por gjithçka e kishte bërë për lojë.