Lajme

Dea: S’më hahej buka kur iku Amosi, më mungon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:21 / 12 February 2023

Big Brother VIP Albania sa vie e po bëhet edhe më i shkikuar këtë edicion, kjo për shkak të dinamikave që po zhvillohen brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri.

Dea Mishel ka folur sot për emocionet që përjetoi kur Amosi u largua nga Big Brother VIP Albania. Ajo ka thënë se fillimisht ishte e shokuar, pasi që ishte e afërt me Amosin.

Por, Dea ka deklaruar se pas largimit të Amosit e kishte të vështirë ta pranonte mungesën e tij pasi që akuzohej nga banorët e tjerë se ka ndikuar në largimin e Amosit.

“Nuk më hahej buka”, ka deklaruar ajo. Në anën tjetër, Maestro e ka pyetur Dean se a i mungonte Amosi shoqërisht apo diçka më shumë.