Lajme

Debat i ashpër mes Romeos dhe Ilnisës: Ti çfarë je? Je luani i xhunglës apo Tarzani?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:19 / 4 February 2024

Debate të shumta ka pasur mes banorëve e sidomos mes dyshes Rike-Ilnisa.

Vajzat janë zënë e në prime-n e sotëm, teksa mes tyre ka hyrë Meritoni, shkruan lajmi.net.

Duket se Ilnisa pretendon përkrahjen e Meritonit, por Romeo ka reaguar kundër saj në prime-n e sotëm.

“Meritonin e kam shok, por mendoj se Ilnisa po ia bën të vështirë jetesën Meritonit këtu”, ka thënë Romeo.

“Ti këtë e quan fryrje”, ia ktheu Ilnisa, Romeos.

“Kam respekt e dua shumë atë djalë. S’mund ta kthesh kundër Gazit”, vazhdoi Romeo.

“Unë habitem si ti vazhdon e ndërhyn, kur ne nuk ndërhymë te ty. Unë kam marrëdhënien time. Ti çfarë je? Je luani i xhunglës apo Tarzani? Kush je ti Romeo Veshaj?”, ia ktheu Ilnisa.

Debate të ashpëra patën edhe banorët e tjerë gjithashtu gjatë kësaj nate.