Lajme

Debate të forta për luftën në Kosovë, Vedati-Xhulit: Sonte u rregullu si ato gratë nëpër kanagjegje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:09 / 25 February 2023

Debate të forta sonte në “Big Brother VIP Kosova”.

Vedati dhe Xhuli sonte kanë pasur debate të fort me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Lufta në Kosovë, ishte tema që Xhuli e “shfrytëzoi” ta sulmonte Vedatin.

Ajo i tha atij se ai ishte larguar nga Kosova, teksa babai i saj ka luftuar në Kosovë për lirinë që e jetojmë sot.

Pas kësaj degradoi i gjithë debati.

Vedati madje nuk donte as ti kundërpërgjigjet asaj pasi ai u shpreh se ajo e ka trunin si të peshkut.

E ndër të tjera Vedati me të qeshura i tha po dukesh si ato gratë nëpër kanagjegje.

“Unë as nuk po du me e diskutu këtë temë se kjo e ka trunin me asi folldera të mbyllun, trunin e ka të peshkut. Edhe sot po doket si ato lulet në bahçe, si trëndafil i kuq, u ba si ato gratë që shkojnë në kanagjegje”, u shpreh Vedati.