Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime e Big Brother. Shkak i debatit ishin epitetet që Luizi i ka vendosur Maestros, i cili është ndjerë i ofenduar. Pjesë e diskutimit u bë edhe Bledi, i cili dha mendimin e tij.

Armaldo: Për mua nuk ka fyerje më të rëndë, që kur e ndy qeleshen kur e vë. Nuk ka ofendim më të rëndë. Unë me atë qeleshe kam përfaqësuar Shqipërinë. Unë u preka shumë pas asaj fjale. Ajo qeleshe tregon shumë.
Luizi: Unë i thash që atë qeleshe e kan mbajt burra në kokë. Dhe janë të paktë ata që e mbajnë.

Bledi: Armaldo është pervers nga natyra. Maestro është kartë e djegur.
Armaldo: Vazhdo fol, vazhdo.
Arbër: Disa herë nga kjo studio, jam menduar ta pyes Armaldon se cilat janë limitet e tij. Unë e kuptoj fjalën lojë, por nuk e kuptoj se deri ku, shkon loja e tij. Mua më vë në diskutim ecurinë e lojës që ai po bën. A do jetë i aftë ky, të vë disa barriera? Pas 60 ditësh kujtohet, se më parë tha se pa Luizin nuk ka Big Brother. Jam dakord me Dean, ai ka treguar dobësi dhe nuk ka më njeri besim te ai.
Armaldo: Ato lojrat që kemi bërë, kanë qenë vetë këta që i kanë pranuar.
Arbër: Nuk të besoj dot. Ndoshta në ditët në vijim do të besoj, por për momentin nuk të besoj dot. Ti ke dashur vëmendje, ke marrë vëmendjen e gabuar.
Armaldo: Mbrëmë Luizi më ka ofenduar pa asnjë shkak dhe arsye. Mbrëmë ka qenë një ofendim shumë i madh ndaj meje. Kjo nuk mund të vazhdojë dot më si lojë. Kjo nuk ta jep ty të drejtën, të thuash t’i ke shkelur mbi veten.
Arbër: Nuk të shkon të mbash moral për këtë çështje. Ti nuk ke krijuar asnjë barrierë.