Lajme

Debati i Kurtit me opozitën, reagon Shkëlzen Gashi: I ka gjetë budallë e po e tallë edhe fundshpinën me ta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:29 / 3 November 2023

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë plenare në të cilën kryeministri Albin Kurti po raporton për takimet në Bruksel dhe draftin e Asociacionit.

Gjatë kësaj senace Kurti ‘goditi’ opozitën duke deklaruar:

“Mua po më ikë nuk po nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash, unë jam konstant e në Serbi mbahen zgedhjet”.

Këtë deklaratë të kryeministrit e publikoi në rrjetin e tij social Facebook, analisti Shkëlzen Gashi, ku ironizoi me opozitë.

“Gjej shesh e bëj përshesh i thonë kësaj pune… i ka gjetë budallë e po e tallë edhe fundshpinën me ta..”, shkroi ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Gjej shesh e bëj përshesh i thonë kësaj pune… i ka gjetë budallë e po e tallë edhe fundshpinën me ta…